KF "Likova" e Maqedonisë fiton vendin e parë në turnirin " Musa Musahu " në Preshevë
Në Preshevë është zhvilluar ndeshja finale e turneut "Musa Musahu në futboll të vogël dhe trofen e fitoi ekipi nga Maqedonia KF "Kalishnjak "“ Likova" me rezultat 4:1 ndaj ekipit KF "Tobler- Rainca".Turneu është zhvilluar sipas rregullav në sistem eliminimi me formacion 4+1, i cili ka filluar të mbahet që nga viti 1993, atëherë kur u themelua Organizata për Kulturë Fizike.
“Me themelimin e Organizatës për Kulturë Fizike në Preshevë, në vitin 1993 ka filluar të organizohet turneu “Musa Musahu “ , në përjashtim të luftës së Kosovës dhe Preshevës që gjatë atyre viteve nuk është mbajtur turneu, përndryshe secilin vitë është organizuar”, ka thënë njëri nga organizatorët, Nderim Ajvazi.
Organizatorët e turneut kanë për qëllim të përkujtojnë të ndjerët që kanë kontribuar për sportin preshevar.